Mjet i dyshuar në një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, Policia në vendngjarje

Mjet i dyshuar në një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, Policia në vendngjarje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një veturë në Fushë- Kosovës dyshohet se është vendosur një mjet i dyshuar.

Pas pranimit të informacionit, ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Related Articles