Sot në Prishtinë policia u thirr për një mjet të dyshimtë shpërthyes në lagjen Taukbashqe. Megjithatë, pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes, del që mjeti të ishte në fakt një pajisje e një veture, njofton Gazeta Enigma.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës”, thuhet në njoftimin e ri të policisë.
Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim. /Gazeta Enigma