MKRS ndanë 8 mijë euro, drejtori i teatrit “Adriana” e vlerëson minimal për jubileun e festivalit tradicional

MKRS ndanë 8 mijë euro, drejtori i teatrit “Adriana” e vlerëson minimal për jubileun e festivalit tradicional

Ditë më parë Ministria e Kulturës në faqen zyrtare ka publikuar njoftimin përmes të cilit bëhet e ditur se Teatri “Adriana” në Ferizaj mbështetet me 8 mijë euro për të organizuar Jubileun e 50-vjetorit të Festivalit Tradicional të Teatrove që mbahet në këtë qytet. Por këto mjete as për së afërmi nuk plotësojnë nevojat për të mbajtur e përmbyllur festivalin, sipas drejtorit të teatrit “Adriana”, Fatmir Hyseni.

Në lidhje me këtë aktivitete në tërësi dhe llojllojshmërinë e aktiviteteve të prodhuara ndër vite, si dhe domsdonë e mbështjes institucionale të këtij teatri dhe teatrove tjera nga Ministria dhe komunat përkatëse, si imperativ i kohës, sidomos gjatë periudhës pandemisë, si dhe pakënaqësitë e shfaqura nga zyrtarët kompetentë të këtij institucioni, drejtori i Teatrit Fatmir Hyseni i ka shfaqur gjërë e gjatë në këtë intervistë, enkas për Gazeta Enigma.

???????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????̈???? ????????????̈???????????????????? ???????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????Festivali i Teatrove në Ferizaj, për edicionin e…Posted by Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit on Thursday, July 15, 2021

Gazeta Enigma: Ministria doli me një njoftim ku saktësohet mbështetja financiare për Teatrin e Ferizajit me një shumë prej 8 mijë euro. Ne nuk kemi pa që të publikohet në faqen e Ministrisë së Kulturës dicka e ngjashme për teatrot tjera, ndërsa shihet që ka shqetësime, ankesa e pakënaqësi nga ana juaj. Pse?

Fatmir Hyseni: Po, e pamë edhe reagimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Unë isha dje në takim me drejtoren e Departamentit të Kulturës, znj. Jehona Shyti, dhe i shqyrtum disa gjër: ata kanë rekomanduar që të bëjmë një kërkesë dhe t’i shfrytëzojmë mjetet e vitit të kaluar që janë ndarë për 50 vjetorin jubilar të festivalit, të cilat janë 8 mijë euro.

Por unë kam një pyetje që e shtroj edhe tash publikisht: mjetet të cilat kanë qenë vitin e kaluar, janë shpenzuar një pjesë e tyre për punën e kryer, sepse festivali nuk fillon atë ditë kur fillon, por është një punë kontinuele e shumë e mundimshme organizative dhe janë pagujajtur njerëzit të cilët e kanë kryer punën, ndërsa ka mbetur edhe një pjesë tjetër e mjeteve, për c’gjë e pyeta qartë: a është e mjaftueshme kjo?

Edhe pse 8 mijë euro nuk janë të mjaftueshme për një festival jubilar – 50 vjetorin e tij, dhe unë e kuptoj: i thashë që ju duhet ta zbatoni rregulloren për të mbyllë një projekt për të pasur të drejtë me konkurru në projektet e reja, mirëpo, tash është një problem shumë i madh, ne nuk po kërkojmë që të ketë logari politike mes Komunës së Ferizajit dhe Ministrisë së Kulturës, por po kërkojmë që institucioni i festivalit të respektohet denjësisht, me tërë ato merita që i ka.

Do të thotë, a ka pas mundësi pasi viti i kaluar nuk ka qenë vit i zakonshëm, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm ku shumë rregullore janë ndryshuar. Po të ishte një komunikim më i sincert dhe më i hershëm ne do t’i plotësonim kriteret që me pasur mundësi me konkurru edhe në këtë vit, sepse do të ishte gjindur zgjidhja, por, me hapjen e thirrjes publike, kemi konkurruar dhe s’kemi kaluar, pastaj jemi ankuar në bazë të afateve 5 ditore që i ka parapa Ministria.

Në ankesën e dytë i kemi përshkruajtur të gjithë këto probleme dhe shqetësime. Sërish nuk na është kthyer asnjë E-mail, përpos një vizite që e kam bërë dje, dhe jam takuar në minsitri, ku tregohet, mirëpo vec morën hov reagimet e dyanshme.

Do të thotë është një moskomunikim i mirë ndërinstitucional dhe kjo tani po shfrytëzohet për cështje kryesisht politike.

Gazeta Enigma: Festivali a është mbajtur vitin a kaluar apo jo, pasi nuk u qartësua sa e si duhet, ndërsa u potencuan jubileu i 50 vjetorit që ka korrespoeduar pikërisht vitin e kaluar, atë të Pandemisë?

Fatmir Hyseni: Jo, festivali nuk është mbajtur vjet. Aktiviteti i festivalit nuk është mbajtur sepse duhet të kuptohet edhe prej qytetarëve por edhe insitucioneve tjera se festivali fillon përgatitjet shumë më herët sesa kur të fillon aktiviteti.

Ne patëm filluar përgatitjet qysh prej marsit të viti 2020, deri afër tetorit, kur Ministria e Shëndetësisë gjegjësisht IKShPK-së, i ndaloi aktivitetet publike, dhe ne u detyruam ta shtyjmë atë.

Kjo ishte arsyeja, pra ishte situatë e jashtëzakonshme. Në këto raste të jashtëzakonshme, ose në emergjenca, sic ka qenë shoqëria e tanë, fatkeqësisht ka qenë edhe festivali i teatrove. Atëherë shtrohet pyetja: a duhet të vlejë ajo rregullore e financave që patjetër duhet të mbyllet apo duhet të gjindet një zgjidhje, sepse këtë vit ne do t’i mbajmë dy edicione, edicionin e 50-të dhe 51, pasi nuk mund të humbasim një vit jubilar, sic ishte vjet 50-vjetori.

Edhe nuk mundet një festival i tillë me 50 vjetë traditë t’i ketë vetëm 8 mijë euro, një pjesë e të cilave janë janë shpenzuar.

Unë e lexova reagimin e Ministrisë ku thuhet se me 8 mijë euro i përkrahim edhe në këtë vit. Jo, jo, ato janë mjete të vitit 2020, kur ka qenë pandemi, viti 2021 ku është? Por thonë, rregullorja nuk na lejon. Po rregulloren, rregullojeni ju, ne nuk kemi si me rregullu!…

Gazet Enigma: Sa është kostoja e festivalit dhe sa janë ato 8 mijë Euro të (pa)mjaftueshme për të përmbledhur tërë aktivitetet e festivalit?

Fatmir Hyseni: Realisht, festivali për 50-të vjetorin jubilar, si dhe festivali i 51 me radhë që do të duhej të mbahej këtë vit, minimalisht do të kushtonin 55 mijë deri 60 mijë euro,  duke marrë parasysh pagesat për artistët pjesëmarërs dhe cështjet tjera, edhe ajo shumë do të ishte në pikëpyetje sepse teatri kushton për arsye se trupat teatrale që vijnë, asnjëra nga to nuk është nën 20 individë, të cilët duhet të qëndrojnë këtu, e të cilëve pastaj duhet t’u paguhet transporti, ushqimi e mëditjet.

Do të thotë është shumë e madhe sepse minimalisht  do të marrin pjesë 7 deri 8 trupa teatrale. Vec kësaj festivali i Ferizajit i ka shpërblimet me cmime monetare, edhe këto duhet të merren parasysh, nuk duhet tash t’i lëmë hapësirë njerëzve të thonë: jo ka pasur kështu apo ka pasur ashtu.

Në qoftë se ky festival është organizuar keq, unë i lutem publikisht që cdo organizim jo të mirë të festivaleve në Kosovë as Ministria e as institucionet tjera përkatëse mos t’i fianacojnë.

Gazeta Enigma: Prej njoftimit që e lexuam në faqe të Ministrisë së Kulturës, shihet një “ngarendje krekosëse” për ndarjen e asaj shum, 8 mijë euro. Cka ndodhë me festivalin nëse nuk gjeni mirëkuptim me Ministrinë që të mbështetet denjësisht festivali me shumën e kërkuar nga ju?

Ku do t’i merrni mjetet tjera, apo nuk do ta mbani fare festivalin?

Fatmir Hyseni: Unë mendoj që 8 mijë euro, një pjesë e të cilave madje është shpenzuar paraprakisht, nuk mjafton as për një ditë të festivalit që të mbulohet si duhet në aspektin organizativ, teknik, me ushqim, transport si dhe aktivitetet tjera përcjellëse.

Unë e kuptoj që duhet të zbatohen rregulloret, por ato rregullore do duhej të ishin të zbatueshme kur jemi në një vit të zakonshëm, por jo edhe kur jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo po më brengosë mua, sepse, përvec kësaj, unë zakonsiht them dhe sërish po e përsëris: Festivali i Tatrove në Ferizaj nuk është vetëm këtë herë që nuk është mbështetur, por nuk është përkrahuar asnjëherë sa e si duhet.

Ne kemi kërkuar që ky institucion të mos shëndërrohet në OJQ, sepse është lehtë, i mbledhim tre vetë e formojmë një OJQ dhe e regjistrojmë festivalin si OJQ.

Mirëpo, këtë festival e kemi trashëguar nga ky teatër ku kanë dhënë shumë mund gjenerata e gjenerata, dhe kjo më brengos, sepse fundi i fundit mund të formohet një OJQ në emër të festivalit dhe të konkurroj e ta organizoj atë, dhe ne ia lejojmë teatrin me pagesë ose pa pagesë, sic ndodhë në festivalet tjera.

Gazeta Enigma: Kush është “SWAK Kosovo” që u potencuar nga Ministria, na saktësoni sepse është paksa e paqartë?

Fatmir Hyseni: Po, realisht thirrjet publike bëhen me kritere të thirrjes publike dhe duhet t’i plotësojmë atokritere. Pra duhet të jetë qoftë OJQ ose individ. për të aplikuar për fonde në Ministri. Do të thotë që ne kur kemi konkurruar jemi detyrur të gjejmë një OJQ. Në këtë rast është “SËAK Kosovo”, e cila ka konkurruar për Festivalin e Teatrove në bashkëpunim me Teatrin e ferizajit si institucion.

D.m.th. mjetet janë të derdhura në xhirologarinë e SËOK-ut, dhe kjo është akoma më e rëndë sepse neve na detyrojnë që festivalin me një traditë 50-vjeqare ta shëndërrojmë në dicka që i mundësohet nëpërmjet një OJQ-je  të konkurroj për fondet e Ministris.

Ky festival nuk është vetëm i Ferizajit, as vetëm i Kosovës sepse tash edhe shqipëria merr pjesë, edhe shqiptarët e Maqedonisë poashtu marrin pjesë, prandaj duhet ta ketë një status që të zgjidhet problemi i financave dhe të jetë i qëndrueshëm.

Unë jam për këtë alternativë pasi kjo është zgjidhja më ideale. Por duhet me bërë edhe zgjidhje tjera: unë nuk jam në politikë që të bëhen me legjislacion.

Gazeta Enigma: Por planifikimet buxhetore zakonisht bëhen më herët. Mbase edhe ka të drejtë ministria sepse vështirë është të mbulohet kostoja e tërësishme e festivalit, ashtu sic thatë, me tërë ato shpenzime, e që arrijnë shumën rreth 50 mijë euro?

Fatmir Hyseni: Unë e kuptoj që planifikimet bëhen shumë më herët. Thirrja publike ka qenë në mars dhe ne kemi kërkuar për këtë vit. Këtu qëndron problemi, do të thotë, nga muaji mars kur janë shpallur rezultatet e thirrjes së parë publike, ne kemi bërë ankesën, prapë ka mbetë ajo e mëhershmja.

Unë e di që edhe festivalet tjera kanë probleme të ngjashme, mirëpo është 50 vjetori i festivalit dhe këtë vit mbahen dy edicione.

Do të thotë, mjetet janë shumë të pakta. Unë e kuptoj që ka edhe aktivitetet tjera në Kosovë, e ka poashtu edhe festivale shumë të rëndësishme, por mendoj që nuk duhet të shkohet sic ka shkuar më parë, kur festivali i Ferizajit, p.sh. në vitin 2018 është përkrahur me 4 apo 5 mijë euro, pastaj 8 mijë euro, por asnjëherë nuk ka kaluar mbi 10 mijë euro. Kjo është problem i madh ndaj duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme e statusit të këtij festivali dhe të ketë të zgjidhur një herë e mirë cështjen e financimit, dhe jo vetëm Festivali i Ferizajit, por mendoj që ashtu duhet t’u gjenden zgjidhje edhe festivaleve tjera në Kosovë.

Gazeta Enigma: Në fund, decidivisht, sa është kostoja totale e kalkuluar që do të përmbyllte në tërësi shpenzimet e festivalit, duke përfshirë edhe subvencionimet nga ana e Komunës si dhe formave tjera alternative të financimit, përpos nga Ministria.

Me një fjalë, sa është kostoja e përgjithshme që kërkoni nga Ministria me qëllim që të përmbyllet festivali në tërësi, me tërë ato shpenzime që i potencuat?

Fatmir Hyseni: Po realisht Ministria do duhej që të financonte këtë projekt me pak më shumë mjete se komuna e Ferizajit. Do të thotë  që festivali do të mbyllej me sukses nëse ministria do të ndante 12 deri 15 mijë euro këtë vit, duke i logaritur edhe këto mjetet e mbetura për vitin 2021.

Me sa di kanë mbetur pak më shumë se 4 mijë euro. Nëse do t’i ndante edhe rreth 11 mijë euro ministria tani do të arrinim të rrumbullaksonim shifrën e përgjithshme 15 mijë euro, që mendoj se do të ishte shumë e mjaftueshme për t’u mbuluar disi, anipse nuk do të ishte shumë ideale.

Pra ne nuk jemi mësuar të punojmë me komoditetin e qetësisë sa i përket cështjes buxhetit, pasi zakonisht kemi të njejtat shqetësime. Ky festival është mbajtur në vitin 2005 edhe me 6 mijë euro, por teatrot kanë ardhur edhe pa kosto dhe kompensime. Por ka kaluar ajo kohë sepse tashmë kërkojnë transportin, kërkojnë ushqimin, mëditjet, kërkojnë qëndrimin, akomodimin minimum njëditor për arsye të shfaqjes në repertor. Pra, në kushte minimale me shumën rreth 15 mijë euro nga ana e Ministrisë për dy vitet (2020 dhe 2021), mendoj se do të arrinim ta rrumbullaksonim festivalin, duke pasur parasysh edhe shumën nga komuna.

Por flasim saktë, ne e kemi ndihmën e komunës, dhe do të shohim në forma të ndryshme, do të zbehen ndoshta aktivitetet përcjellëse por nuk do të zbehen shfaqjet sepse ato nuk varen prej nesh, ato shfaqje janë të punuara për teatro.

Nuk do të ketë vlerë artistike më të vogël apo më të madhe, por aktivitetet përcjellëse që janë mendu me i nderu njerëzit që kanë ndihmu në këtë festival, sigurisht do të zbehen.

Related Articles