Molliqaj: Bllokimi i Kuvendit i konvenon Kurtit, opozita të veprojë për ta zhbllokuar

Molliqaj: Bllokimi i Kuvendit i konvenon Kurtit, opozita të veprojë për ta zhbllokuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurtit.

Ai thotë se nga momenti që Kuvendi zhbllokohet, pastaj numërimi fillon mbrapsht.

“Rasti i opozitës Bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurtit. Prej momentit të konstituimit deri në largimin e tij janë veç 15 ditë. Nga ky moment fillon numërimi mbrapsht”.

“Ngërçi i tij duhet të jetë shansë për opozitën. Dy modele të ndryshme politike s’mund të qëndrojnë brenda të njëjtës sjellje politike. Opozita duhet ta zhbllokojë Kuvendin, të bëjë marrëveshje reciproke për votim të kryetarit dhe nënkryetarëve. Por, kjo vetëm me një kusht: marrëveshje politike midis partive opozitare për të qeverisur. Politika rrallë ta shtron rrugën me lule. Duhet guxim dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook. 

Related Articles