Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se përmendja e emrave nga familja Jashari për pozitën e Presidentit, është “shantazh ndaj Vjosa Osmanit”.
Molliqaj ka kritikuar dy partitë opozitare – PDK-në dhe LDK-në – pasi tha se po dëmtohen me qëndrime joserioze dhe pa kandidatura për President.
“Një Kosovë u çu tha nuk e voton Lista Serbe Albin Kurtin. I shtyni me i votu krejt. Prej tute, këta që s’e votuan Albinin, këta u bënë bashkë me i votu në pako. Tash, jo familja Jashari, hajde le t’i respektojmë secilin veç e veç, mos t’ua përfolim emrat atyre të cilët nuk po duan. Ky ka qenë shantazh ndaj Vjosa Osmanit, ky ka qenë me i afru partitë politike si LDK-ja e PDK-ja, që sot kur duan mos me e zgjedh tash presidentin, tash këta janë fajtorë”, tha Molliqaj para mediave, pas një aksioni simbolik, ku Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku u portetizuan si “anëtar nderi” të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pse i shkove në takim pa e ditë askush kush osht kandidat, as çfarë kriteresh ke? PDK-ja del thotë s’kam kandidat, LDK-ja thotë s’kam kandidat, e çka ke lyp aty? Po prit t’ia qet kandidatin e mbaje mendimin pastaj. Dhe mos harroni, opozitarët po dëmtohen më së shumti, sepse po thonë deklarata naive: një natë “s’e votojmë Listën Serbe”, nesër “e votojmë”; një natë “familja Jashari”, tjetrën “jo familja Jashari”. Kjo është për me i shërby hegjemonistit”, tha Molliqaj.
