Molliqaj ia kërkon dorëheqjen Kurtit: Shkuarja në zgjedhje është guxim

Molliqaj ia kërkon dorëheqjen Kurtit: Shkuarja në zgjedhje është guxim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një postim të bërë të premten në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, ky i fundit po e luan rolin e viktimës sa i përket çështjes së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E sipas tij, me këtë gjë kryeministri dëshiron të thotë se nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë.

“Ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie. Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para. Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim”

Related Articles