Molliqaj: Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, sipas kritereve të LVV-së

Molliqaj: Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, sipas kritereve të LVV-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse shikohen kriteret e Lëvizjes Vetëvendosje për Urën e Ibrit, i bie që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të jenë bashkëpunëtorë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

I pari i PSD-së tha se “LVV e cilëson bashkëpunëtor të Vuçiqit këdo që ka thënë se ura duhet të hapet me koordinim”.

“Kushdo që në Kosovë ka thënë se ura duhet të hapet në koordinim, LVV e ka cilësuar bashkëpunëtor të Vuçiqit. Sipas kritereve të tyre, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, por jo sipas kritereve tona. Ne besojmë se ky është diskutim i kot. Ura mund dhe nuk mund të hapet, vendimin për këtë e kemi të qartë – atë e ka KFOR-i dhe QUINT-i përmes rezolutës 1244. Prandaj, këto janë çështje të parëndësishme, rruga ku po na çon është e rëndësishme”, tha Molliqaj pas një aksioni të PSD-së para urës.

“Çdo veprim të Kurtit në veri, qoftë edhe i suksesshëm siç janë targat, letërnjoftimet, veçse e kanë trashë nivelin e autonomisë që e kanë propozuar ndërkombëtarët”, shtoi ai. /Gazeta Engima

Related Articles