Molliqaj: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nese je kundër!

Molliqaj: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nese je kundër!

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara.

“Ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, “brutale” e paska quajtur. Kemi prishje raportesh me aleatë, por do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë. Ndërkohë, asnjë shenjë drejt mirëqenies e zhvillimit”, shkroi Molliqaj.

Molliqaj thotë se Qeveria Kurti nuk shpenzon për projekte dhe nuk shpërndahet për mirëqenie, teksa shton se kjo gjendje e ambasadën tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti.

“Gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti. As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia ështè feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim”, shkruan Molliqaj.

“Sikur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun. Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje”.

“Kjo qasje përveç që e dëmton rëndë Kosovën së brendshmi, as marrëdhëniet me aleatet nuk do t’i kthejë në pikën e mëparshme”, shkroi Molliqaj në “Facebook”.

Related Articles