Molliqaj: PDK-ja i ka shërbyer Kurtit, do të tallet me ta më vonë

Molliqaj: PDK-ja i ka shërbyer Kurtit, do të tallet me ta më vonë

Nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme atëherë kryeministri, Albin Kurti, do të tallet me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se opsioni tjetër është; nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë PDK-ja i ka shërbyer Kurtit, për të fituar.

“Ne jemi ë bindur se opozita parlamentare e tash së fundi në veçanti, PDK-ja i ka shërbyer Kurtit. Diskutimi që do të bëhet edhe sot e në veçanti edhe në javën e ardhshme se a do të ketë tallje me PDK-në, në kuptim që vetëm e ka shfrytëzuar si xhoker për të humbur krejt vëmendjen prej diskutimeve që duhej të ishin rreth jo mosanëtarësimin të Kosovës në KiE, po betonizimit përfundimtar të draftstatutit të Asociacionit të propozuar nga QUINT. Apo do shkojmë në zgjedhje që do ti shërbejnë për kauzën elektorale Kurtit. Nuk ka asnjë dilemë që njëra do të ndodhë, asnjëra nuk ka as dobi qytetare e as opozitare”, ka thënë Molliqaj.

Related Articles