Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar ndaj rastit të Martin Berishajt, për të cilin kryetari i PSD-së ka thënë se është skandali më i madh që kemi parë deri tani.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se pushteti vazhdon ta mbroj Berishajn sepse ky i fundit është i lidhur ngushtë me kryeministrin Albin Kurti.
Po ashtu i pari i PSD-së ka deklaruar se Berishaj duhet të shkarkohet menjëherë dhe se të gjithë zyrtarët qeveritarë që e mbronin duhet të hetohen nga Prokuroria.
“Rasti i Martin Berishajt është skandali më i madh që kemi parë deri tani. Martin Berishaj është i lidhur ngushtë me Kurtin. Prandaj pushteti, edhe atëherë edhe sot vazhdon ta mbroj anipse sot u konfirmua kallëzimi penal kundër tij. Martin Berishaj duhet të shkarkohet menjëherë dhe, bashkë me të, të gjithë zyrtarët qeveritarë që e mbronin duhet të hetohen nga Prokuoria”, ka thënë Molliqaj.