Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se Albin Kurti ka blerë deputetë.
Ai u shpreh se në mandatin e kaluar, siç tha ai, janë dy deputete të blera.
“Ky i ka blerë, në mandatin e kaluar, i ke dy deputete të blera. Në raundin e parë për presidentin, deputetja e PDK-së, Adelina Grainca, tash e Vetëvendosjes, nuk merr pjesë në votim, në raundin e dytë ose të tretë, ajo hyn dhe merr pjesë në votim”.
“Për mua është blerje, a është blerje me para, a është blerje me shantazh, a është blerje me promovim në pozitë, ajo pak e rëndësishme është”, u shpreh tutje Molliqaj.