Molliqaj për shkrimin e Bashës: Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti

Molliqaj për shkrimin e Bashës: Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas një shkrimi të kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, që më 2012 e portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë të lidhur me botën e krimit”.

Molliqaj tha se lufta kundër UÇK-së s’ka vend në institucione dhe sipas tij, ky duhet të jetë minimumi i pajtimit shoqëror e politik.

“Nuk mund të jetë në krye të Kuvendit dikush që e sheh UÇK-në si organizatë kriminale të lidhur me trafik droge e armësh. Kjo është fyerje deri në poshtërim. Është luftë ndaj historisë, është sulm ndaj themeleve të lirisë”.

“Vërtet e pabesueshme! Cili është ky disponim? Nga buron? Çfarë zilie, çfarë urrejtje patologjike duhet të kesh me të pengu përpjekja për liri e popullit tënd?!”, shkroi Molliqaj.

Tutje, ai u shpreh se sa më e thellë të jetë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti.

“Sepse kapja e shtetit kërkon servilë. Ky avaz duhet ndaluar. Lirinë e ruajmë, ndër të tjera, duke e mbrojtur UÇK-në. Prandaj, Dimali s’ka vend në institucione. Prandaj, ai duhet të largohet; më mirë tash se më vonë”, shkroi ai.

Related Articles