Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti përveç se kauzën për manastirin e vazhdoi edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vite me rradhë.
Tutje ai ka shtuar se Kurti këtë vendim nuk e mori as si synim anëtarësimi në Këshill të Evropës, as si respektim i vendimeve të Gjykatës.
“Cilindo vendim, pa asnjë përjashtim të vetëm, Kryeministri pas rezistencës “heroike”, të cilën e sforcon çdo herë me propagandë, e pranon kompromisin veç kur është në pyetje presioni ndaj pushtetit të tij”.
“Rezistent deri sa s’po i vjen puna te puna. Ky s’ka lidhje me parulla të arsyjes së kulluar e të shëndoshë. Për Kryeministrin rol nuk luan as arsyeja dhe as përmasat e dëmëve që i krijon, përderisa ai për vete të mbetet ai që pretendon që është”, ka deklaruar Molliaj.
“Në të vërtetë rezistenca e Kryeministrit gjithmonë është e përkohshme dhe për fund në lidhje të shkurtrër. Kurzschluss, e jo Rezistencë”, ka përfunduar ai.