Molliqaj: Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave

Molliqaj: Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas presioneve që sipas tij po ndodhin ndaj sindikatave, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Molliqaj ka shkuar se kjo ndodh në shtetet me orientim ideologjik të djathtë, ku aktiviteti sindikal sulmohet.

“Siç ndodh rëndom në shtetet me orientim ideologjik të djathtë, aktiviteti sindikal sulmohet e shtypet. Kurti që braktisi idetë e barazisë, të drejtave të punëtorëve dhe mirëqenies sociale, sot armikun e sheh bash tek sindikatat”.

Njëherit, ai ka theksuar se “Partia shtet nuk lejon organizata të pavarura. Aq më pak protestuese. Për të ose ka organizata të partisë që duhet t’i instrumentalizojë, ose organizata armiqësore që duhet t’i luftojë. Mendësia totalitare nuk e pranon tjetrin të barabartë por veç të nënshtruar. Dhe kjo s’është diçka e re, sepse ka ndodhur gjithandej ku ka pasur pushtete të tilla”.

“Protesta e kundërshtimi ndaj Kurtit, përherë e më shumë po bëhen shënjues të protestës për barazi sociale, mirëqenie ekonomike e demokraci. Të gjitha këto, projekte të braktisura prej tij. Kurti ka braktisur kauzat e qytetarët po e braktisin Kurtin. Drejtësia e kauzave ka mposhtur çdo apetit të individit”./Gazeta Enigma/

Related Articles