Molliqaj tregon çfarë u kërkoi policëve

Molliqaj tregon çfarë u kërkoi policëve

Kreu i Partisë Socialdemokrat, Dardan Molliqaj, i cili është liruar sonte ka treguar se çfarë u kërkoi policëve të cilët e arrestuan, duke thënë se u arrestua pa fletë-arrest.

“Ky është arrestim i policisë me maska me njësite të intervenimit të shpejtë. Unë kam qenë i bindur se ai arrestim është i paligjshëm duke e njohur mjaftueshëm procedurën e Kodit Penal për këtë çështje”, tha Molliqaj.

Ai tregoi se sapo ka zbritur nga vetura, i ka thënë Policisë a keni dokument që po më arrestoni.

‘Me një moment policia është ndal pas disa sekondash, nuk e di sa, ndoshta 30, policia më ka thënë se ‘nuk kemi dokument për arrestim” por hajde se je i arrestuar. Ajo ka qenë kërkesa ime kryesore”, theksoi ai në T7.

“E njëjta ka ndodhur edhe kur më kan dërguar në stacionin policor. U kam thënë para se me filluar çdo lloj hetimi, ju lutem më paraqitni dokumentin mbi të cilin më keni arrestuar. Policët më kanë thënë se nuk kemi dokument dhe ka filluar një panik i policisë brenda”, shtoi ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles