Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ripërcaktimi i kufijve është zgjidhje për veriun e Kosovës.
Sipas tij, Ura e Ibrit është kufiri i kryeministrit Albin Kurti.
“Vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë vetëm një gjë: veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë. Për ne, ky problem zgjidhet një herë e mirë përmes ripërcaktimit të kufijve. Strategjia e Qeverisë ka qenë tjetër, ajo na thoshte se problemi i veriut janë bandat në veri dhe korrupsioni në Prishtinë. Bandat kinse ikën, edhe pushteti në Prishtinë u ndërrua. Pse tërheqje tash? Kush u kërcënua? Cila ishte pasoja eventuale? Çfarë ndalon ura krysore mbi Iber? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i tij i plotë:
Ura është kufiri i Kurtit
Urën urës ia bani. N’atë harq edhe votat.
Tash e sa ditë prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash. Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast.
Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj.
Vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë vetëm një gjë: veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë. Për ne, ky problem zgjidhet një herë e mirë përmes ripërcaktimit të kufijve.
Strategjia e Qeverisë ka qenë tjetër, ajo na thoshte se problemi i veriut janë bandat në veri dhe korrupsioni në Prishtinë. Bandat kinse ikën, edhe pushteti në Prishtinë u ndërrua. Pse tërheqje tash? Kush u kërcënua? Cila ishte pasoja eventuale?
Çfarë ndalon ura krysore mbi Iber? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.
Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri.
Por, pasojat tashmë janë të mëdha. Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie.