Molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, protesta e PD-së zhvendoset në Kuvend

Molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, protesta e PD-së zhvendoset në Kuvend

Partia Demokratike mblodhi protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë ndërtesën e Kryeministrisë, ndërsa garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt ndërtesës së Kuvendit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij  deklaroi se “Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Donald Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes”.

“E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi. Por, çfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla”, tha Berisha, shkruan A2CNN.

Related Articles