Gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Poloni, ku është takuar me refugjatët ukrainas që janë larguar nga terrori i ushtrisë ruse, një vajzë e re pati një lutje për të parin e shtetit më të fuqishëm.
Ajo me lot në sy iu afrua Bidenit duke i kërkuar ndihmë, duke ia bërë me dije se tërë shpresat i kanë tek ai.
Vajza u ndie paksa më e relaksuar, kur Biden e përqafoi dhe e siguroi se të gjitha shtëpitë dhe qytetet do të rindërtohen sapo të marrë fund ky agresion i ushtrisë ruse.
Videoja në masë të madhe është shpërndarë dhe ka marr mijëra pëlqime e komente.
We are here for the people of Ukraine. pic.twitter.com/NiAQJSfAuV— President Biden (@POTUS) March 26, 2022