Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga vizita që ka realizuar dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e Vitit të Ri.
Osmani ka thënë se me to ka ndarë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta, teksa u ka uruar shëndet.
“Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta. Për vitin 2025, ju urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!”, ka shkruar Osmani.