Pasagjerët në një avion të linjës ajrore “Alaska Airlines” përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit.
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.
Pamjet tronditëse nga brenda avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik
Në një deklaratë për shtyp, shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Pas incidentit, drejtuesit e kompanisë vendosën të ndalojnë përkohësisht flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë.