Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur orkestra ndërpret muzikën në një dasmë në Marakesh, për shkak të tërmetit që goditi Marokun të premten, ndërsa në sfond dëgjohen ulërimat e njerëzve, që largohen nga salla.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka arritur në mbi 2100 dhe duket se do të rritet sërish, për shkak se ka ende njerëz nën rrënoja në fshatrat e largët. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ishte i magnitudës 6,8.