Momenti emocionues kur gjyshi dhe mbesa ribashkohen, tri javë pas tërmetit në Turqi

Momenti emocionues kur gjyshi dhe mbesa ribashkohen, tri javë pas tërmetit në Turqi

Një gjysh në Turqi, është ribashkuar me mbesën e tij pesëmuajshe, tri javë pasi u shpëtuan nga rrënojat në Hatay të Turqisë.

Mbesa me emrin Zehra, është e mbijetuara e vetme nga familja e gjyshit Mithat Kilisli.

Nëna, babai, vëllai dhe gjyshja e Zehras, vdiqën nën rrënoja.

Gjyshi dhe mbesa u nxorën bashkë nga rrënojat, dy ditë e gjysmë pas tërmetit, por u ndanë pasi u shpëtuan, me mbesën që u dërgua shumë larg nga vendlindja e saj, për të marrë trajtim të mëtejmë.

Gjyshit iu desh të udhëtojë më qindra kilometra dhe ta bëj një test të ADN-së, për ta marrë mbesën nga një strehimore për fëmijë.

Ai nuk mund t’i ndalte lotët teksa ritakoi mbesën e tij.

“Plaga ime është e thellë, por për momentin ndihem sikur e kam harruar dhimbjen. Jam njeriu më i lumtur në botë. Ajo është gjithçka që më ka mbetur nga prindërit e saj”, tha gjyshi.

VIDEO:

Related Articles