Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në turneun më të madh në botë, PLG Antwerp Major 2022.
Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports.
Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14.
“Shqiponjat e Kosovës” kishin dy fitore dhe dy humbje, kurse ndeshje e sotme ishte përcaktuese.