Manchester City u kurorëzua kampion i Anglisë për herë të nëntë në historinë e tyre dhe i gjashti në pesë vitet e fundit.
Këtë sezon titulli i Premierligës u mbyll në ambientet stërvitore të klubit, “Etihad Campus”, ku “qytetarët” po përgatiteshin për ndeshjen ndaj Chelsea të dielën.
Lojtarët e Pep Guardiolës ishin mbledhur në një dhomë duke parë ndeshjen e Nottingham kundër Arsenalit në TV. Ishte fitorja e Forestit që i kurorëzoi matematikisht kampionë dhe kur arbitri dha bilbilin e fundit, ata shpërthyen në festime.