Momenti kur ambasadorja ukrainase kap kokën, derisa përplasen Trump e Zelensky

Momenti kur ambasadorja ukrainase kap kokën, derisa përplasen Trump e Zelensky

“Bëje marrëveshjen, ose ne jemi jashtë” – i ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi të premten në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë pamjet nga përplasja me tone të ashpra para kamerave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, janë bërë virale.

Ndërkohë, janë publikuar pamje të ambasadores ukrainase, e cila është parë duke kapur kokën në ato momente.

Siç raporton“The Telegraph”, presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane.

“Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se çfarë të ndjejmë, sepse nuk jeni në një pozicion për të na thënë atë saktësisht. Nuk jeni në pozicion që të diktoni se çfarë të ndjejmë”.

“Nuk jeni në një pozicion shumë të mirë tani. Nuk keni kartat me neve, do të filloni të keni probleme menjëherë” – citohet se ka thënë Trump.

Tutje, Trump ka paralajmëruar Zelenskyn se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje me ShBA-të, ose Uashingtoni do ta ndalojë përkrahjen e tij.

“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë, dhe nëse jemi jashtë, ju do të luftoni” – ka thënë Trump.

Related Articles