Momenti kur gjigantët e Feyenoord zbarkojnë në tokën e Kosovës

Momenti kur gjigantët e Feyenoord zbarkojnë në tokën e Kosovës

Ekspedita e klubit të madh holandez, Feyenoord ka zbarkuar orë më parë në tokën e Kosovës. Feyenoord do të përballet me nënkampionen e Kosovës, Dritën në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Një ditë para ndeshjes, lojtarët dhe stafi i klubit nga Roterdami kanë arritur në Kosovë, ndërkohë që tashmë ndodhen në hotel. Faqja zyrtare e klubit holandez ka publikuar disa pamje të momentit kur lojtarët zbresin në aeroportin e Prishtinës.

Drita – Feyenoord do të përballen të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles