Në një kompleks të vogël tregtar në periferinë lindore të Kharkivit, punonjësit e bashkisë po pastronin këtë mëngjes mbeturinat dhe metalet që kishin mbetur pas një sulmit të fundit rus në qytetin ukrainas.
Zhurma e sulmit raketor mund të dëgjohej në të gjithë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës pak para mesnatës.
Një supermarket, i cili ishte mbyllur sipas orarit, u dëmtua rëndë, por nuk pati viktima.
Një sulm i mëparshëm – një nga disa që dëgjuam gjatë ditës – vrau një burrë 56-vjeçar dhe plagosi disa civilë të tjerë kur u godit një bllok apartamentesh në Kharkiv, raporton bbc.
Ndryshe, në fillim të këtij konflikti, Kharkiv dhe zonat përreth panë disa nga luftimet më të ashpra ndërsa trupat ruse u përpoqën të merrnin qytetin.
Është vetëm 30 kilometra nga kufiri rus dhe u mbrojt fortë nga trupat ukrainase. Javët e fundit ata ishin në gjendje të shtynin forcat ruse përtej kufijve të qytetit.
Megjithatë, raportet e inteligjencës thonë se Rusia mund të ripërqendrojë përpjekjet e saj ushtarake kundër objektivave në Ukrainën veriore dhe lindore, duke përfshirë Kharkivin, ndërkohë që po përpiqet të konsolidojë territorin e kapur të Ukrainës në rajonin e Donbasit më në jug.