Modelja ruse, Ariana Lirey, për publikun shqiptar është bërë e njohur për shkak të lidhjes me reperin Don Xhoni.
Ajo u përfol për një kohë të gjatë në lidhje me këtë romancë, ndërkohë që pas ndarjes së tyre bëri edhe disa deklarata kundrejt artistit.
Duke qenë se tashmë është bërë shumë e përfolur në mediat rozë, ajo së fundmi u komentua për një video që është bërë virale në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një incizim ku shihet duke u sulmuar në “Reality Dom” nga një tjetër pjesëmarrës i këtij spektakli.
Zeshkania po ashtu e kishte zbuluar rastin në një shkrim në rrjete sociale, por shumë menduan që i është dedikuar reperit nga Drenica. Duket se fjala ishte pikërisht për personin që e sulmoi brenda shtëpisë.
Ky incident thuhet se ka ndodhur më 14 shtator të këtij viti.
Në videon e hedhur në llogarinë e faqes zyrtare, Ariana shihet e shtrirë në shtrat ndërkaq që në një moment vjen konkurrenti tjetër dhe fillon ta tërheq atë.
Lirey u tha gjithashtu se kishte nisur një romancë dashurie me konkurrentin e lartpërmendur, Artem Grant.
Mediat ruse nga ana tjetër njoftuan se Ariana Kim u sulmua nga konkurrenti Artem Grant, e që më pas u trajtua në spital.
E njëjta ishte pjesëmarrëse në një shou i ngjashëm si Big Brother.