Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje interesante, spikat takimi mes Milanit dhe Chelseat

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje interesante, spikat takimi mes Milanit dhe Chelseat

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte me tetë ndeshje interesante.

Dy ndeshje luhet nga ora 18:45 dhe gjashtë të tjera nga ora 21:00.

Nga ora 18:45 do të luhen Copenhaga – Manchester City dhe Maccabi Haifa – Juventus.

Vëmendja do të jetë te takimi Macabbi – Juventus, për shkak se skuadrës italiane i nevojitet fitorja për të qëndruar në garë për një vend që ia siguron fazën e eliminimit direkt, raporton Gazeta Enigma.

Kurse takimi kryesor i mbrëmjes do të jetë ai mes Milanti dhe Chelseat. Anglezët e kanë fituar takimin e parë me rezultat 3-0 duke i demoluar italianët.

Milani dhe Chelsea i kanë nga katër pikë, prandaj fitorja është jetike për të dy skuadrat, shkruan Gazeta Enigma.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha takimet e sotme që do të luhen./GAZETA ENIGMA/

Related Articles