Momenti kur policia e bastis vilën e Radojçiqit

Momenti kur policia e bastis vilën e Radojçiqit

Policia e Kosovës ka bastisur sot disa lokacione në veri, në kuadër të mbledhjes së provave për sulmin terrorist në Banjskë i cili ndodhi të dielën.

Siç u raportua më herët, është bastisur edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe në Zubin Potok afër Bërnjakut, kriminelit, Milan Radojçiq.

Policia aty ka bastisur edhe anije dhe motorë me katër rroga. Siç mëson lajmi.net, vila e Radojçiq do të sekuestrohet nga shteti sepse është e dyshimtë.

Aksioni i madh i Policisë ka nisur sot para orës 06:00 të mëngjesit.

Përveç vilës, janë sekuestruar edhe prona të tjera të Radojçiq.

Mediat lokale të veriut raportuan se cak i bastisjeve ka qenë edhe spitali i Mitrovicës së Veriut.

Related Articles