Momenti kur serbët lokalë gjuajnë me mjet shpërthyes gazetaren kosovare

Momenti kur serbët lokalë gjuajnë me mjet shpërthyes gazetaren kosovare


Sulmet kundrejt gazetarëve kosovar në veri të vendit, po vazhdojnë shkruan Gazeta “Enigma”.

E fundit që ka pësuar nga gjuajtja me mjet shpërthyes nga ana e serbëve lokal, është gazetarja Albulena Rexha nga Kanal 10.

Ajo gjatë raportimit “Live” është sulmuar.

Pamje nga momenti kur ndodhi sulmi:



Për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë theksuar se siguria e gazetarëve në këtë zonë vazhdon të jetë e brisht. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar. Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre”, kanë thënë nga AGK.

“Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”./Gazeta Enigma.

Related Articles