Shoqata e Kërkimit Shpëtimit e Kosovës ka shpëtuar edhe një person nga rrënojat e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një interviste për lajmi.net nga Turqia, anëtari i kësaj shoqate, Fanol Shala.
“Deri më tani kemi nxjerrë më shumë njerëz të vdekur. Poothuajse cdo e dyta e tretë shtëpi ka njerëz të vdekur brenda dhe më shumë duhet em u marrë me ta. Sot e patëm fatin pas intervenimit që cdoherë po na thërrasin e po dalin lajme të rreme se ka njerëz të gjallë…sot për fat të mirë e patëm rastin me intervenu te një person që ishte i gjallë. Thjeshtë shkuam si assitencë pasi që ka përfunduar. Po ju çoj direkt tek vendi ku e kemi nxjerrë. Vetëm mundeni me e pa këtë pamje, dysheku që është poshtë saj aty ka qenë një 26 vjeçare dhe bageri deri në këtë pikë i ka largu të gjitha këto. Ajo ka jetu aty deri më sot dhe sot e kemi nxjerrë të gjallë”, tha dje Shala.
E sot, kjo shoqatë ka publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së 26 vjeçares nga rrënojat.
VIDEO: