Momenti kur tërmeti në Kinë dridh klasën (VIDEO)

Momenti kur tërmeti në Kinë dridh klasën (VIDEO)

Fotot e publikuara nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV kapën momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetra nxënës shkolle në panik u panë duke u ulur poshtë tavolinave të tyre përpara se të dilnin me shpejtësi nga klasa me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 kilometra.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur, raporton BBC.

Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.

Në vegzën më poshtë mund t’i gjeni pamjet me momentin kur ndodhi tërmeti.

VIDEO

Related Articles