Ali Al-Bulayhi, futbollisti i Arabisë Saudite e goditi me shuplakë në shpinë Lionel Messin e Argjentinës gjatë ndeshjes së Kupës së Botës.
Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C.
Futbollisti arab, pas golit të dytë të Arabisë Saudite, iu kundërvu yllit argjentinas, duke e goditur dy herë në shpinë, teksa iu drejtua me disa fjalë.
“Nuk do të fitosh, nuk do të fitosh”, citohet t’i ketë thënë lojtari arab yllit të futbollit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili po merr pjesë në Kupën e tij të pestë të Botës këtë vit, zhbllokoi rezultatin nga 12 minutave për Argjentinën nga penalltia, goli i të cilit nuk mjaftoi në fund.
Saleh Alshehri barazoi në minutën e 48-të, përpara se Salem Aldawsarit shënoi golin e përmbysjes nga një kënd i vështirë.