Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit. Ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur.
Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur një pjesë e shkëmbit shkëputet. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.
Tre anije u goditën nga shkëmbi u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital.
Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë. Të paktën një nga varkat duket se është fundosur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.
Lanchas foram avisadas para se afastar de rocha gigante que desabou em Capitólio; veja outro vídeo pic.twitter.com/46ILX2CVm3— Estado de Minas (@em_com) January 8, 2022
Shembja në orën 11:00 me orën lokale (14:00 GMT) pasoi ditë me reshje shiu në shtetin Minas Gerais në Brazil, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes, u thanë gazetarëve zyrtarët lokalë të zjarrfikësve.
Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.
Njëzet persona u raportuan fillimisht të zhdukur, por nënkoloneli Aihara tha se shumica u llogaritën pas kontrollit të listave të spitaleve./Gazeta Enigma/