Monako nikoqir i radhës në Formula 1

Monako nikoqir i radhës në Formula 1

Kualifikimet do të mbahen të Shtunën me fillim në orën 15:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën, 23 maj, në orën 15:00

Monako është nikoqiri i radhës i garës së pestë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Në pistën e Monakos të gjatë 3.337 metra do të zhvillohen 78 xhiro ndërkaq kualifikimet do të mbahen nesër duke filluar nga ora 15:00. Gara do të fillojë të dielën, 23 maj, po ashtu në orën 15:00.

Në prag të Çmimit të Madh të Monakos, Lewis Hamilton (Mercedes) ka tre fitore kurse Max Verstappen (Red Bull-Honda) një fitore.

Renditja e pesë pilotëve dhe ekipeve më të mira është si më poshtë:

Renditja e pilotëve –

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 94 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 80

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 47

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 41

5. Charles Leclerc (Monako): 40

Renditja e skuadrave –

1. Mercedes: 141

2. Red Bull: 112

3. McLaren: 65

4. Ferrari: 60

5. Alpine: 15

Related Articles