Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë, situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në afërsi të kësaj pike kufitare po qëndrojnë edhe automjete të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, si dhe Karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta. /rtk

jarinje helikopter rtk

Related Articles