Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj, teksa dëmtimi i Paulo Dybalas nuk është aq serioz sa pritej.
Gjatë ndeshje Juventus-Sampdoria, argjentinasi ishte larguar nga fusha në lot, duke menduar se do të mbetej një kohë të gjatë jashtë fushave, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Alvaro Morata gjithashtu pësoi një dëmtim gjatë lojës, me trajnerin Max Allegri, i cili konfirmoi se të dy lojtarët do të humbin ndeshjet e ardhshme kundër Chelseat dhe Torinos.
Të dy sulmuesit iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes dhe sipas Sky Sport Italia dëmtimi i Dybalas nuk është aq serioz sa pritej.
Argjentinasi duhet të jetë në dispozicion kundër Romës pas pushimit më 17 tetor.
Morata, nga ana tjetër, mund të qëndrojë jashtë fushave për një muaj, duke humbur ndeshjen kundër Romws dhe ndeshjen nw udhwtim te Zenit në Ligën e Kampionëve, më 20 tetor.
Morata dhe Dybala janë golashënuesit më të mirë të Juventusit këtë sezon, me nga tre gola secili.