Morën mesazhe për bomba, mbyllen disa shkolla në Zagreb

Morën mesazhe për bomba, mbyllen disa shkolla në Zagreb

Disa shkolla në Zagreb janë alarmuar pasi kanë marrë kërcënime me bombë.

Policia ka thënë se gjatë natës, institucione të edukimit kanë marrë një mesazh në adresat e tyre se pajisje të mundshme shpërthyese janë vendosur nëpër to.

Policia po verifikon nëse mesazhet janë të vërteta.

Për shkak të sigurisë, mësimi nuk do të mbahet të enjten paradite.

“Disa shkolla në Zagreb kanë informata se pajisje shpërthyese janë vendosur sot. Jemi në kontakt me policinë, të cilët po inspektojnë shkollat. Të gjithë studentët janë të sigurt jashtë shkollave dhe shërbimet relevante po marrin masat për të siguruar dhe normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha në njoftimin e Komunës. /Gazeta Enigma

Related Articles