“Mos fol palidhje. Ki probleme personale”, debat i ashpër në mes të Gashit dhe Golës 

“Mos fol palidhje. Ki probleme personale”, debat i ashpër në mes të Gashit dhe Golës 

Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 në mes të profesorit universitar, Ardian Gola dhe panelistit Shkëlzen Gashi.

Gola akuzoi Gashin se në një organizatë joqeveritare ku ai është anëtar bordi, kanë gënjyer se nuk e kanë lënë atë që të avancohet në Universitetin e Prishtinës. Gashi i është kundërpërgjigjur.

“Ti je kot. Ki probleme personale dhe vuajtje. Unë nuk të ndërpreva. Ti nuk i kulture themelore me dëgju tjetrin deri në fund. Nuk lejohet të avancohet profesori që nuk ka punime me një ligj ku ka dhënë kontribut ORCA”, tha Gashi.

Këtu i reagoi Gola duke i thënë se kanë gënjyer pa informata.   

“Pse po fol palidhje. Pse po fol pa informata. Nuk është e vërtetë. A don me bë psikoanalizë. Po të kallxoj pse është tema. Unë se kam personale, por ju. Unë me ty sjam ulur kurrë. Ta jepi reagimin menjëherë. Kallxom ti kur e kam pas rendin mu avancu por nuk jam avancu për hir të ORCË-s? Kjo nuk është personale por mos fol palidhje. Informata tërësisht të pavërteta. Ti po thu se nuk jam avancu për hatër të ORCA-s. Keni gënjy ti dhe drejtori ekzekutiv i yti. Sepse kam kryer punimet për 7 vite e jo për ma shumë se 10 që keni thënë jo. Pse ti përjashton OJQ-të, fol zi e për terr për Kosovën. Krejt kokan faqezi, por vetëm një OJQ nuk  e përmend. Sepse është në bord aty”, tha Gola. 

Related Articles