Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave, ka folur për Kosovën.
Ai ka thënë se nuk duhet të humbet kohë, dhe duhet të ftohet një mbledhje tjetër për Kosovën.
Megjithatë, sipas tij, edhe qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë obligimet e saj.
“Komiteti i Ministrave duhet të veprojë i frymëzuar nga thirrja e Asamblesë Parlamentare, e cila pasqyron misionin thelbësor të organizatës tonë, mirëpresim të gjitha shoqëritë dhe njerëzit që u përmbahen vlerave tona. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë zotimet e saj ndërkombëtare dhe të dëgjojë me kujdes mbështetësit e saj më të vendosur. Le të mos humbasim më kohë në korrigjimin e këtij gabimi duke mbajtur së shpejti një tjetër takim të Komitetit të Ministrave dhe të mirëpresim popullin e Kosovës në Këshillin e Europës”, ka thënë ai.