
Sikurse në pothuajse secilën seancë, edhe sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur një përplasje midis pushtetit dhe partive opozitare, raporton Gazeta Enigma.
Sot rastisi të ndodhë mes kryeparlamentares Albuelna Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, pasi ky i fundit kërkoi të marrë fjalën.
“Mos të ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se nuk e merr”, dëgjohet teksa i thotë Haxhiu, Shalës.
Shala shkon te foltorja, por s’i jepet fjala dhe vazhdon të debatojë me Haxhiun, por me mikrofona të ndaluar.
“Ulu në vend të lutem deputet, ulu se nuk e merr fjalën, pa ta jep fjalën. Kjo punë u kry. Uluni në vend, kur ta jap fjalën e merr fjalën, përndryshe nuk e merr fjalën. Kjo nuk ka të bëjë më inate, por me respektim të rregullores dhe institucionit” – i thotë Haxhiu tutje.
Në fund, Shala kthehet në vendin e vet, ndërsa fjala i jepet kryetarit të partisë, Bedri Hamza.
Ky i fundit kërkoi nga Haxhiu që situata të tilla të mos bëhen precedent.
