Anëtarët e Listës Serbe nuk u certifikuan si kandidatë për deputetë, në mbledhjen e 10 dhjetorit të KQZ-së.
Ish-anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, në një prononcim për Gazetën Enigma thotë se e gjithë kjo katrahurë është “politike”.
Madje, Burjani thotë se KQZ nuk duhet të bëjë politikë për këtë çështje.
“KQZ duhet të veprojë në bazë të ligjit dhe rregullave zgjedhore dhe të mos bëhet politikë me këtë çështje. Nuk ka arsye të fuqishme ligjore që lista me kandidatë e këtij subjekti politik serb të mos certifikohet”, tha Burjani për “Enigmën”.
Burjani po ashtu ngre sheqetësimin se e gjithë kjo do të ndikojë negativisht tek monitoruesit ndërkombëtar të zgjedhjeve në Kosovë.
“Ky veprim e dëmton Kosovën në çështjet e monitorimit ndërkombëtar, të cilët monitorojnë vazhdimisht procesin zgjedhor. E njëjta gjë vlen edhe me ambasadat e QUINT-it”, tha në fund Burjani.
