“Mosha mesatare e të rinjve që përdorin droga në Kosovë, nga 18 ka rënë në 16 vjeç”

“Mosha mesatare e të rinjve që përdorin droga në Kosovë, nga 18 ka rënë në 16 vjeç”

Rënia e moshës mesatare të personave që konsumojnë drogë nga 18 vjeç në 16 vjeç, po konsiderohet situatë shqetësuese dhe kritike që kërkon mobilizimin dhe marrjen e veprimeve nga të gjithë.

Kështu u tha në hapjen e fushatës “Një komunitet pa varësi”, e cila po organizohet nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, Trust Circle Foundation dhe organizata Labyrinth.

Fushata nisi në sheshin e Prishtinës, ku nëpërmjet një aksioni simbolik kanë vendosur një person të izoluar dhe i varur në stenda. Kjo fushatë tenton të rrisë ndërgjegjësimin kundër përdorimit të drogës nga fëmijët dhe të ofrojë ndihmë për viktimat e varësisë.

Safet Blakaj, drejtor i klinikes Labyrinth u shpreh se është shqetësuese që mosha mesatare e përdoruesve ka rënë në 16 vjeç, krahas 18 vjeç sa ishte në vitin 2018 dhe se droga më problematike është kokaina.

“Mosha mesatare ka rënë në 16 vjeç. Ne konsiderojmë se nuk ka ku të shkojë më poshtë. Pra kur themi 16 vjeç është kur për së pari herë përdorin droga. Natyrisht çka duhet thënë është se heroina që 5-6 vite apo më shumë ka rënë dukshëm përdorimi i saj këtu në Kosovë dhe dimë që në vitin 2009, posaçërisht në vitin 2012 ka pasur një organizim të ngjashëm në formë më specifike me të cilën kemi kuptuar se arrihet të zvogëlohet përdorimi i drogave në Kosovë. Duhet nxitje institucionale dhe të shoqërisë në përgjithësi dhe organizatave. Sa i përket drogave, kokaina është droga që po na shqetëson tepër shumë për arsye se është gjerësisht e përdorur dhe përveç asaj ne kur krahasojmë katër vite më përpara, ata që paraqiteshin në qendrën tonë kanë qenë të moshës 35-55 vjeç, ndërsa vitin e kaluar kjo ka rënë në 25-35 vjeç dhe natyrisht aty ka edhe nga ata që janë të mitur ose nënmoshë. Kjo ne po na shqetëson jashtëzakonisht shumë”, tha ai.

Kurse, Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e KOMF, tha se situata në Kosovë nuk është e mirë me afro 35 mijë përdorues aktiv të drogave, por shpreson se kjo fushatë do të ndihmojë në uljen e këtij numri.

“Fushata ka për qëllim parandalimin e përdorimit të drogave, substancave narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë si dhe nxitjen e veprimeve dhe mobilizimin e institucioneve për ndërmarrjen e veprimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i drogave. Jemi sot të gjithë bashkë këtu ku po e përurojmë edhe këtë instalacion në shenjë simbolike për të adresuar mesazhin tonë për nevojën e madhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i drogave. Situata në Kosovë nuk është e mirë sa i përket përdorimit të drogave, kjo fushatë po lansohet me 1 shtator që është edhe dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor dhe nuk është rastësi. Tashmë numri i përdoruesve ka kaluar shifrën prej 35 mijë në Kosovë përderisa fëmijët dhe adoleshentët çdo ditë e më shumë vazhdojnë të bëhen pjesë më e madhe e këtij numri. Shqetësuese po ashtu është ulja e moshës të përdorimit të substancave narkotike. Përderisa në vitin 2018 mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ishte 18 vjeç, tanimë kjo moshë ka rënë në 16 vjeç e kjo është situatë shqetësuese dhe kritike dhe kërkon mobilizimin dhe marrjen e veprimeve nga të gjithë të përfshirët duke përfshirë institucionet publike por edhe organizatat e shoqërisë civile, komunitetin dhe mediat.”, tha ai.

Me mesazhe si “Droga t’merr gjithçka” dhe “Ata duhet ndihmuar, jo gjykuar” organizatorët e fushatës theksuan rëndësinë e krijimit të komuniteteve që fokusohen në rehabilitim dhe jo në gjykimin e viktimave të varësisë.

Drejtoresha drejtorisë së mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, tha se komuna është shumë e angazhuar në luftimin e dukurisë së përdorimit të drogës.

“Si kryeqytet, Prishtina kemi qenë në vazhdimësi pranë grupeve që përfaqësojnë, pranë organizatave që mbrojnë dhe avokojnë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të mos jenë përdorues të drogave, në këtë rast siç është qendra Labirinti të cilët i falënderoj për punën e jashtëzakonshme dhe bashkëpunimin shumë korrekt që kemi pasur këto katër vite. Prishtina kemi qenë të pranishëm në  trajnime dhe fuqizim përmes organizatave që të rinjtë tanë të përqohet mesazhi se me të vërtetë droga është ajo që shkatërron familje dhe mbi të gjitha e shkatërron shoqërinë, siç thanë edhe kolegët më parë, ne kemi nevojë për shpresë, kemi nevojë për familje të shëndosha dhe të bëhemi të gjithë bashkë që të përqojmë mesazhin që vetëm larg drogave mund të kemi rini dhe të ardhme të shëndoshë, atëherë besoj se e kemi arritur qëllimin se pse jemi të thirrur.”, tha Sahiti.

Related Articles