Moska reagon pas kërkesës së Scholzit që Serbia ta njeh Kosovën: “Beogradi nuk i ka asgjë borxh Brukselit”

Moska reagon pas kërkesës së Scholzit që Serbia ta njeh Kosovën: “Beogradi nuk i ka asgjë borxh Brukselit”

Rusia reagoi me kritika ndaj porosive të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij në Prishtinë.

“Beogradi nuk i ka asgjë borxh Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve.

“Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.

Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Unioni Europian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike.

Related Articles