Moska reagon pas komenteve të Trumpit se do furnizojë me armë Kievin

Moska reagon pas komenteve të Trumpit se do furnizojë me armë Kievin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se panorama më e gjerë nga komentet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi furnizimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë është se dërgesat e armëve dhe municioneve amerikane në Kiev kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë.

Trump nuk tha se sa sisteme Patriot planifikon të dërgojë në Ukrainë, por tha se Shtetet e Bashkuara do të rimbursohen për koston e tyre nga Bashkimi Evropian.

“Tani, duket se këto furnizime do të paguhen nga Evropa, disa do t’i paguajnë, disa jo. Fakti mbetet se furnizimi me armë, municione dhe pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara ka vazhduar dhe vazhdon në Ukrainë”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve kur u pyet për komentet e Trump.

Trump pritet të njoftojë një plan të ri për të pajisur Ukrainën me armë mbrojtëse, në një ndryshim të ndjeshëm nga qëndrimi i tij i mëparshëm, raportoi Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen.

Peskov tha se Kievi me sa duket nuk po nxitohej për një raund të tretë bisedimesh për paqe, duke shtuar se Rusia ishte gati për negociata të tilla dhe po priste sqarime mbi orarin nga Ukraina.

Related Articles