Moska: Zelensky i fiksuar pas vazhdimit të luftës

Moska: Zelensky i fiksuar pas vazhdimit të luftës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova thotë se vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Uashington është dështim diplomatik i Kievit dhe thotë se presidenti ukrainas kundërshton paqen dhe se është i fiksuar pas vazhdimit të luftës.

Ajo gjithashtu ka thënë se Trump tregoi “përmbajtje” meqë nuk e goditi presidentin ukrainas gjatë përplasjes së tyre të ashpër në Zyrën Ovale, shkruan The Guardian

“Mendoj se gënjeshtra më e madhe e Zelenskit nga të gjitha gënjeshtrat e tij ishte pohimi i tij në Shtëpinë e Bardhë se regjimi i Kievit në vitin 2022 ishte i vetëm, pa mbështetje”, shkroi ajo në Telegram.

Edhe presidenti amerikan, duke folur me gazetarët të premten u tha gazetarëve se Zelensky dëshiron të luftojë.

“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë, ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes”, shtoi Trump.

Zelensky tha se e dëshiron paqen, por me garanci sigurie nga SHBA-ja.

Related Articles