Moskonstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Po shkelet Kushtetuta, të formohet sa më shpejt parlamenti

Moskonstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Po shkelet Kushtetuta, të formohet sa më shpejt parlamenti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për situatën në të cilën është vendi për mosformimin e institucioneve, përfshirë Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e re.

Ai ka deklaruar se deri tani veprimet që kanë ndikuar në moskonstituimin e Kuvendi të Kosovës, janë veprimer politike dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Nuk kemi mundur t’i parashohim këto veprime që në aspektin kushtetues dhe juridik janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, si një akt nënligjor dhe me Kushtetutën e Kosovës. Këto veprime janë veprime politike, me ardh deri të konstituimi i parlamentit, duhet që subjektet politike duhet paraprakisht të merren vesh dhe pastaj të hyjnë të votojnë”, tha Kryeziu në Info Magazine.

“Në këtë mënyrë nënkupton se ata nuk kanë një vullnet politik që t’i formojnë institucionet, të cilat e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore edhe aspektin e rregullave të cilat i posedon parlamenti i Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

“Në këtë kontekst unë konsideroj se shkelet Kushtetuta sidomos nga autoritetet, duke e shkelur Kushtetutën deputetët nuk arrijnë atë qëllimin të cilin e kërkon edhe populli, edhe shoqëria si e tillë dhe e kërkojnë edhe institucionet që sa më shpejt të formohet Kuvendi, që e zgjedh edhe qeverinë edhe presidentin”, ka thënë Kryeziu.

Related Articles