Mosmarrëveshje për ndarjen e tokës, suharekasi rrah xhaxhain dhe djalin e tij

Mosmarrëveshje për ndarjen e tokës, suharekasi rrah xhaxhain dhe djalin e tij

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht xhaxhain dhe djalin e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi që çoi deri në konfliktin mes familjarëve, dyshohet të lidhet me ndarjen e një prone.

Dy viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që 34-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’.

Related Articles