Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit të minibusëve, 6 persona në Vushtrri janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin përdorur një kaçavidë, si dhe ishte shtënë me armë zjarri.
Një burrë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar.
“Vushtrri 21.08.2021-18:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit të minibusëve janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë, ku ishte përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarrit. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë. Një mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjerët lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.